Atmosfera, përveç fenomeneve interesante, shpesh rezervon të papritura të pakëndshme.

Prandaj, një dite përpara një udhëtimi, duhet të konsultoni këto dy adresa, të cilat ju informojnë mbi alarmet meteorologjike të pritshme :

www.meteoalarm.eu dhe www.estofex.org

Ndërsa gjatë udhëtimit, ndiqni (edhe me celular) këtë adresë: www.blitzortung.org

Ajo ju tregon zonat, ku sapo janë shfaqur rrufetë e para, pra stuhitë (sidomos, ato që nuk kapen dot as nga parashikimet më moderne).
Mundohuni, brenda mundësive, t’u shmangeni këtyre zonave.

Për këshilla se si të mbrohemi nga këto fenomene, klikoni në www.ready.gov

Në të ardhmen do ju sjellim edhe informacione të tjera lidhur me këtë temë.